Shqiptarët zgjedhin çdo ditë e më shumë të ushqehen jashtë shtëpisë, duke shënuar sipas INSTAT, një rritje prej 11.8% në shpenzimet për “restorante dhe hotele”, krahasuar me vitin e kaluar.
“Drekën dhe darkën e hamë jashtë, sepse përtojmë të gatuajmë. Në Tiranë është shumë e shpejtë jeta. Veç nesh që jemi edhe studentë, edhe punojmë, ka edhe të tjerë që bëjnë dy punë, dhe pavarësisht se duan të gatuajnë, nuk munden, prej kohës”, shprehet një student.
Shkodranët kryesojnë si klientë të përhershëm të restoranteve, pasuar nga beratasit, fierakët, lezhianët, tregojnë të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve. Tirana mban vendin e pestë, ndërkohë që shpenzimet më të ulëta i ka Kukësi dhe afër tij vjen Gjirokastra.
Megjithatë, ka ende shumë të tjerë që zgjedhin të marrin ushqimin me vete. Eriku punon në Call center dhe tregon se përgatitja e ushqimit për në punë të kursen goxha para.
“Është më e shëndetshme në radhë të parë të hash diçka që e përgatit vetë; por edhe për shkak të cmimeve po të ushqehesh ditë për ditë jashtë nuk të del. Sanduicin e kam përgatitur vetë, dhe ditë për ditë përgatis diçka ndryshe”, u shpreh Erik Haxhiaj./tch/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation