Ja çfarë thotë Herolind Shala pasi është bërë i ditur grupi i Kosovës

14:12 | 2 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Në Dublin të Irlandës është tërhequr shorti për kualifikimet e kampionatit evropian 2020.

Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në kualifikime të evropianit, dhe në herën e parë është shortuar në grupin A.

Ky grup përbëhet nga kombëtaret e Anglisë, Çekisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Optimist për ecurinë e Kosovës në këtë grup është shprehur mesfushori Herolind Shala.

“Anglia dhe Çekia janë kundërshtarët më të vështirë. Megjithatë kemi kualitetet të bëjmë mirë në këtë grup” ka thënë Shala pas shortit, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe Shqipëria ka gjasa pasi ka treguar vetën edhe më herët ndaj Turqisë  dhe sipas tij Islanda nuk është në formën më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme