Barcelona në telash, ky është plani i skuadrës

12:15 | 2 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Barcelona po vuan jashtëzakonisht shumë me lëndimet e lojtarëve.

Ernesto Valverde nuk mund të llogarisë momentalisht në hiq më pak se 8 lojtarë.

Faza më e prekur është ajo e mbrojtjes, në të cilën katalunasit numërojnë tre lojtarë të dëmtuar.

Valverde ka në dispozicion vetëm Pique, Lenglet, Semedo dhe Alba për vijën e fundit.

Kësisoj, skuadra po planifikon që në janar të transferojë një mbrojtës të ri.

“Barca Times” shkruan se opsionet e shqyrtuara janë  Diego Llorente (Real Sociedad), Unai Nunez (Bilbao) dhe Jorge Mere (Koln), transmeton lajmi.net.

Gjithashtu thuhet se skuadra po e shqyrton edhe rikthimin e Marc Bartra në radhët e saja.

Mbetet të shihet cila do të jetë lëvizja e Barcës në afatin kalimtar të janarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme