Aksident në Durrës, makina përfundon në kanal

10:41 | 2 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e ish kënetës, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Një makinë, e cila drejtohej nga një i ri, ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme për drejtuesin e mjetit.

Ka qenë një dëshmitar rastësor që ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, që dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte mjeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme