Edhe pse ka pak muaj që është bërë pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle duket e vendosur t’i bëjë gjërat sipas mendjes së saj dhe të kundërshtojë çdo rregull të imponuar nga oborri ndër vite.
Kjo u kuptua që në dasmën e saj me princ Harry-n, e cila nuk ndodhi në një ditë jave, por të shtunën e 19 majit, shfaqjet në publik të dashurisë apo zgjedhjet guximtare të dukeshës së Sussex-it përsa i përket veshjeve në turin e parë mbretëror në Australi.
Vetëm pak ditë më parë, qarkulloi lajmi se Meghan dhe Harry duan të jetojnë larg pjesës tjetër të familjes, kurse dje shtypi britanik u hap me një tjetër titull ‘’Meghan Markle ka vendosur të bëjë lindje natyrale në shtëpi’’. Burime pranë ‘’Vanity Fair’’ bëjnë me dije se dukesha e re nuk ka ndërmend aspak të ndjekë shembujt e vjehrrës së saj Lady Diana, apo kunatës së madhe Kate Middleton, të cilat kanë sjellë fëmijët e tyre në jetë në Saint Mary’s Hospital në Londër. Ajo dëshiron të shmangë me çdo kusht kaosin londinez, apo traditën e të bërit publik trashëgimtarin/trashëgimtaren e re vetëm pak orë pas lindjes.
Ndërkohë për kujdesin e fëmijës, do të ngarkohet mamaja e saj, Doria Ragland. Nuk e dimë se çfarë mendimi ka mbretëresha Elizabeth për të gjitha këto, por Meghan duket e vendosur të qëndrojë larg rregullave strikte.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit