Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakesh ka filluar mbrëmjen e së premtes, me pjesëmarrjen e një grupi të madh yjesh të kinemasë vendase dhe ndërkombëtare.
Edhe kinemaja marokene ka marrë pjesën e saj të duartrokitjeve me shfaqjen e aktores Asmaa Khamlici, të Said Aziz Bey Daddas dhe të aktorit dhe regjisorit Abdellah Ferkous.
Pas mbërritjes së presidentit të jurisë James Gray, i rrethuar nga tetë talente të kinemasë botërore, mbrëmja ka vijuar në parkun e Palais des Congres. Me këtë rast, James Gray ka thënë se ndjehet “krenar dhe i lumtur” që ndodhet sërish në Marok, duke deklaruar që është hera e tretë për të që qëndron për disa ditë në mbretërinë e Marokut, vend që Gray e ka konsideruar “magjik”.
Gjeniu i kinemasë amerikane e ka përshkruar nominimin e tij si president i jurisë si “nder të madh”, duke pohuar se është I vetëdijshëm për detyrën që e pret dhe se do përpiqet të tregojë përkushtimin maksimal për përgjegjësinë që i është dhënë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Marrakech u zhvillua për herë të parë në vitin 2001 nga Mbreti Mohammed i VI, për të promovuar artet dhe industrinë e filmit në Marok. Qëllimi i këtij festivali është dialogu, inkurajimi i diversitetit, dhe i ndërtimit i urave mes kulturave dhe vendeve të ndryshme.
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...