Sot zhvillohet ndeshja e fundit kampionale për stinorin vjeshtor. Drita, kampion aktual, por këtë edicion e 4-ta momentalisht me 14 pikë mbrapa Prishtinës, por gjilanasit mbetën skuadra e vetme që kanë fituar kundër kryeqytetasve në ndeshjen e fundit në Gjilan 1:0.
Nga ajo ndeshje Prishtina nuk ka pësuar humbje në 11 ndeshje rresht, prej tyre 10 kampionale, ndërsa nuk ka pësuar gol në 8 ndeshje rresht. Krejt këto statistika nuk do të mjaftojnë sikur mos të mposhtet rivali i nesërm sidomos pas fitores së Feronikelit.
Prishtinën vetëm fitorja e shpall kampion vjeshtor dhe bënë të ruaj pozitën e parë para shkuarjes në pushim dimëror.
Prishtina do të vuaj mungesën e mbrojtësit me kartonë, Leotrim Bekteshi, por Ahmet Haliti tani më është i gatshëm pas lëndimit që kishte pësuar me Ballkanin. Edhe Gauthier Mankenda tani mund të aktivizohet pas lënies jashtë prej lëndimit bash në ndeshjen me Dritën, transmeton IndeksOnline.
Gjyqtarët : Selim Isufi (Mt), Besnik Morina (Vu), Alban Ejupi (Pd) – Leotrim Mustafa (Pd)
Çmimi i biletave: 2 euro (lindje), 3 euro (perëndim) dhe 10 euro (VIP)
Statistikat:
Prishtina dhe Drita kanë zhvilluar 43 ndeshje në tre garat zyrtare pas luftës. Prishtina ka bilanc larg pozitiv prej 19 fitoreve, 15 barazime dhe 9 humbje me goldallim +23, 57:34. Drita ka seri pozite nga pesë e ndeshjet e fundit ku ka arritur t’i fitoj 3 ndeshje dhe të barazoj në 2 prej tyre çka i ka mundësuar titullin e dytë të kampionit dhe Superkupën.
Dy skuadrat në 43 takime kanë shënuar 91 gola apo 2.1 për ndeshje, por është Prishtina që me 57 golat e shënuar ka mesatare prej 1,3 golave, ndërsa Drita ka bilanc shumë të varfër, vetëm 34 gola apo 0.8 gola për ndeshje,
Dy skuadrat më së shpeshti kanë luajtur 1:1 – 8 herë, prej tyre 7 në Gjilan. Përderisa Drita nuk ka fitore më të lartë se dy gola epërsi, Prishtina ka regjistruar fitore prej 3:0 – 3 herë, ndërsa më të thellën e ka 5:0.
57 golat e Prishtinës i kanë shënuar 35 futbollistë dhe prin Basid Khalid me 5 (1×3, 1×2). Nga futbollistët tjerë të tanishëm kanë shënuar edhe Mankenda 2.
34 golat e Dritës i kanë shënuar 27 futbollistë dhe nuk ka asnjë me mbi 2 gola duke prirë Xhevdet Shabani. Përveç me Dritën 2 gola, e ka edhe 1 me Lepencin.
Në 43 takime Prishtinës i kanë prirë 14 trajner, ndërsa Mirel Josa nga 4 ndeshje ende nuk e ka shijuar fitoren – i ka 2 barazime e 2 humbje me goldallim 1:3.
Në anën tjetër Dritës i kanë prirë 17 trajner, kurse Shpëtim Duro e ka vetëm 1 ndeshje të cilën e ka fituar 1:0
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...