Edhe këtë të diele kosovarët janë të rrezikuar nga ajri i ndotur.
Sipas statistikave të Ambasadës amerikane të realizuara rreth orës 08:00 del se cilësia e ajrit është sot është jo e shëndetshme.
Saktësisht me vlerën 160 të PM2.5, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa mesazhi që jepet poshtë statistikave është se kjo ndotje mund të shkaktoi probleme serioze shëndetësore sidomos te grupet e ndjeshme.
“Gjithkush mund të fillojë të përjetojë efekte shëndetësore kur vlerat AQI janë midis 151 dhe 200. Anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të kenë efekte më serioze shëndetësore”, thuhet në mesazhin.
Ndryshe Kosova ka më shumë se një vit që është duke u përballur me ndotje të madhe të ajrit kështu duke e kaluar parametrat e lejuar.
Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje që veçanërisht që personat me probleme kronike, me zemër dhe sëmundje tjera të ndjeshme të i kufizojnë daljet jashtë./Arbresh.info/
Marrëveshja për të burgosurit, ministri danez i Drejtësisë p...
Hoxha fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregull...
Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e IML-së
Shukri Buja mungon për arsye shëndetësore, shtyhet gjykimi n...
Krijimi i “Shteti Bektashi” brenda Shqipërisë, reagon delega...
Murati: Qeveria Kurti ka ndërmarrë shumë masa për mbështetje...