Wilder tregon se çfarë i tha Fury pas meçit

08:58 | 2 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Deontay Wilder ka treguar se ai dhe Tyson Fury kanë ndarë një moment “prekës” pas ndeshjes për titullin WBC, në të cilën boksierët u ndanë baras.

Fury e dominoi këtë duel për 12 raunde, mirëpo vendimi i jurisë bëri që të mos ketë fitues dhe kësisoj Wilder e ruajti titullin e tij.

Por, amerikani ka bërë të ditur se çfarë i ka thënë Fury atij menjëherë pasi ra gongu i fundit.

“Ai vetëm më tha se ishte një ndeshje e madhe, dhe më falënderoi për mundësinë. Gjithashtu më tha se jemi më të mirët në botë. Respekti ishte i dyanshëm” ka thënë Wilder, transmeton lajmi.net.

Wilder në anën tjetër mendon se ai e ka fituar këtë takim, pasi e hodhi dy herë në tokë kundërshtarin e tij.

Njësoj si amerikani nuk mendojnë edhe tifozët e boksit të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme