Nënkryetari i PDK-së thotë se Rugova i kishte thënë bëni çfarë të mundeni por mos u thirrni në emrin tim dhe mos e përmendni emrin tim.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej ish themeluesve të UÇK-së, Xhavit Haliti ka qenë mysafirë në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.
Haliti në këtë emision ka rrëfyer detaje të padëgjuara më parë për veprimtarinë e tij në LPK.
“Kam pasur atentate nga pjesëtarët shqiptar të UDB-ës në Pejë. Unë i njoh ata, njëri tashmë është i vrarë, ndërsa tjetri jeton në Prishtinë dhe është roje në OSBE”.
Zyrtari lartë i PDK-së thotë se pas këtyre ngjarjeve ka jetuar në ilegalitet, deri në largimin e plotë nga Kosova.
“Kam jetuar në ilegalitet në qytete të ndryshme të Kosovës, derisa jam arratisur nga kufiri i ish-Jugosllavisë në vitin 1996. Më pas edhe familja ime është larguar në vitin 1997…Familja ime vijnë kohë pas kohe në Kosovë por jetojnë dhe punojnë në Zvicër, sepse nuk mund të lënë punën”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haliti si një prej veprimtarëve të LPK-së, ka thënë se UÇK-ja do të kishte të vështirë funksionimin pa ndihmën e LPK-së.
Ai tregon se gjatë luftës së fundit ai ka qarkulluar nëpër botë por pjesën më të madhe e ka kaluar në Tiranë, përcjell Telegrafi.
Duke folur për një takim me Rugovën që ai ka pasur në shtëpinë e Hajdin Sejdisë në Lugano, Haliti thotë se është përpjekur të bind Rugovën që të bëhet komandant suprem i UÇK-së.
“E vlerësoj qëndrimin që ka marrë Rugova në atë kohë. Më ka thënë se unë nuk do të merrem me çështjen e luftës. Por unë nuk do t’iu pengoj. Bëni çfarë të mundeni por mos u thirrni në emrin tim dhe mos e përmendni emrin tim”, citon Haliti fjalët që atij i kishte thënë Rugova.
“Unë e kam kuptuar Rugovën, sepse ai jetonte në Prishtinë, dhe në vitet ’90 situata ishte tjetër. Kemi kaluar mirë e kam takuar edhe disa herë. Unë e kam pasur mik personal Rugovën, kemi folur hapur, por nuk ka qenë shefi im”.
Xhavit Haliti ka thënë se FARK-u nuk ka ekzistuar dhe si emër i tillë është dëgjuar pas luftës.
“FARK-u është dëgjuar pas luftës…Megjithatë kemi pasur një rezervë për ta dhe ata kishin rezerve për ne. Ne kishim rezerva për ta sepse vinin nga shkolla jugosllave”, thotë ndër të tjera Xhavit Haliti.
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...