Google ADS

Florian Marku debuton në boks, nokauton serbin në raundin e parë

23:42 | 1 Dhjetor 2018
A. B.

Florian Marku, luftëtari i njohur shqiptar i arteve të përziera parciale, sonte në Gjermani ka shënuar edhe debutimin e tij në boksin profesionist.

Marku, sipas të dhënave që Insporti transmeton duke u bazuar në data bazën e boxrecut, sonte ka zhvilluar meçin e tij të parë si boksier profesionist dhe kundërshtari i tij ka qenë serbi Nikola Janicijevic.

Meçi është zhvilluar në Ulm të Gjermanisë dhe ka përfunduar me nokaut në rundin e parë. Kjo është humbja e katërt në katër meçe për serbin Janicijevic, kurse për Markun është fillimi i një kapitulli të ri në karrierën e sporteve luftarake.

Kujtojmë që Marku ka një bilanc prej 7 fitoreve pa humbje edhe në MMA, kurse më herët ka qenë kampion i shumë fishtë i Greqisë dhe kampion i disa federatave ndërkombëtare në kik boks.

Duelin e tij të fundit, të zhvilluar në Ferizaj, patën rast ta përcjellin shumë adhurues të sporteve luftarake në Kosovë, kurse në facebook ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme