Rritet frikshëm numri i të prekurve më HIV në Maqedoni

21:46 | 1 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Rreth 41 persona janë infektuar dhe tre të tjerë kanë humbur jetën gjatë vitit 2018 për shkak të infektimit me HIV, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të vendit në një konferencë shtypi.

Doktori Vladimir Mikiç nga instituti deklaroi se 80 përqind e njerëzve të testuar me HIV janë burra të moshës 20-39 vjeç, duke shtuar numrin e vdekjeve të lidhura me HIV-in që kishte rënë në 17 vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info

“Shumica e rasteve të regjistruara janë në mesin e popullsisë seksualisht aktive të moshës 20-39 vjeç dhe vetëm 2.5 përqind e rasteve janë njerëz janë infektuar nga injektimi i drogave”, shtoi ai.

Në fjalën e tij, Ministri maqedonas i Shëndetësisë Venko Filipce deklaroi se buxheti i vitit 2019 do të sigurojë 90 milionë denarë maqedonas (rreth 1.65 milionë dollarë amerikanë) për të siguruar terapi antivirale dhe për të zbatuar programet e parandalimit të HIV.

Filipçi u bëri thirrje njerëzve të testohen për HIV në Klinikën për Sëmundjet Infektive ku testet janë pa pagesë, sepse zbulimi i hershëm i sëmundjes është çelësi.

Gjithsej 400 raste të HIV janë regjistruar dhe 99 vdekje të lidhura me HIV janë regjistruar në Maqedoni që nga viti 1987./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme