Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se një specie merimangash mund të prodhojë qumësht dhe të kujdesët për të vegjlit e saj përmes atij qumeështi.
Ky studim siguron një kuptim të ri për kujdesin e kafshëve në amësi, transmeton portali arbresh.info
Studimi, i botuar të enjten në revistën amerikane “Science”, u krye nga hulumtuesit e Akademisë Kineze të Shkencave (CAS).
Të gjeturat përqëndrohen në Toxeus Magnus, një specie e merimangës që kërcen në Azinë Juglindore, e cila jeton në fole dhe duket si milingonë.
Sipas studimit, nënat merimangë në foletë e tyre laboratorike u gjetën të ushqeheshin me një substancë qumështi për të vegjlit e tyre dhe vazhdojnë të kujdesën për ta deri sa të rriten.
Gjatë 20 ditëve të para, fëmijët e merimangave u gjetën që së pari të pinin pikat e qumështit të merimangës të lënë në sipërfaqen e folesë dhe pastaj të thithin drejtpërdrejt nga barku i nënës së tyre.
Krahasuar me qumështin e lopës, qumështi i merimangës ka gati katër herëmë shumë proteinë, por më pak yndyrë dhe sheqer.
Nga dita e 20-të deri në ditën e 40-të, merimangat e rinj ishin në gjendje të largoheshin nga foleja për të gjuajtur ushqim, por ata ende vazhdonin që të pinin qumësht nga nëna e tyre.
Studimet e mëparshme kanë theksuar se kujdesi i tillë i nënës për fëmijët ekzistonte vetëm të elefantët dhe njerëzit.
Chen Zhanqi, autori kryesor i studimit tha se gjetjet tregojnë se përkrahja e ngjajshme me gjitarët dhe kujdesi prindëror është pothujase në një pjesë të madhe të universit./arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...