Google ADS

SHBA e zhgënjyer me gjendjen në veri

21:01 | 1 Dhjetor 2018
A. B.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyer me veprimet që kanë ndërmarrë kryetarët serb në Veri të Kosovës. Në një përgjigje për T7, ata kanë thënë se në këtë kohë, nuk është e favorshme të merren këso vendime. Madje ata kanë thënë se për çdo problem, zgjidhja bëhet përmes dialogut.

Ambasada Amerikane ka thënë se është e zhgënjyer nga çdo ndërprerje në qeverisjen komunale

Amerika është shprehur e zhgënjyer me veprimet e kryetarëve serb në veri. Sipas kësaj ambasade, në këtë kohë këto veprime më sa paku i duhen vendit.

Për T7 kjo ambasadë ka thënë se këto çështje më së miri zgjidhen me dialog mes dy vendeve.

Në anën tjetër, BE nuk i ka komentuar dorëheqjet e serbëve në komunat veriore. Megjithatë i ka bërë thirrje institucioneve ta ndërpresin taksën ndaj Serbisë.

Por, Haradinaj mbetet i prerë në mendimin e tij për taksën. Siç ka thënë kryeministri, kjo masë nuk do të largohet deri në momentin që Serbia të njeh Kosovën.

Ndërsa në veri, vazhdimisht është protestuar kundër taksës 100%.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme