Google ADS

Kryeministri pastron fshatin Dollc të Klinës, kërkon të rriten masat për një mjedis të pastër

20:41 | 1 Dhjetor 2018
A. B.

Ajrin më të ndotur në Evropë e ka pasur të premten mbrëma Prishtina. Edhe të shtunën është raportuar se cilësia e ajrit ka qenë në shkallën 259, e cila konsiderohet e pashëndetshme.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë marrë disa vendime për përmirësim të cilësisë së ajrit, por që kjo është punë që nuk përfundon për një ditë.

Këto deklarata ai i ka bërë derisa ka marrë pjesë në pastrimin e një deponie ilegale, në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Dollc.

Haradinaj tha se ndotja e mjedisit duhet t’i përkasë të kaluarës, teksa ka shtuar se është momenti i fundit i ndërgjegjësimit që të mos dëmtohet mjedisi.

Ndërkaq, Luan Hasanaj nga Let’s do it Kosova, thotë se, edhe pse janë në përfundim të kësaj fushate, ende nuk është arritur efekti i duhur.

Aksioni për pastrimin e Kosovës ka filluar më 15 shtator dhe do të përfundojë me 15 dhjetor të vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme