Moti nesër në vendin tonë

20:23 | 1 Dhjetor 2018
A. B.

Në Kosovë do të vazhdojë të mbretërojë mot i ftohtë, bën të ditur IHMK’ja përmes një komunikate për media.
“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme