River Plate refuzon të luajnë Superclasico në Bernabeu

16:40 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Pas incidentit me autobusit e Boca Juniorsit, Konfederata e Futbollit për Amerikën e Jugut (CONMEBOL) vendosi që finalja e dytë e Copa Libertadores të zhvillohet jashtë Argjentinës.

Ditë më parë u vendos që finalja të luhet në Spanjës, më saktësisht në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid.

Por, kjo nuk i po i pëlqen aspak River Plates, të cilët me një komunikatë zyrtare refuzojnë të luajnë në një stadium tjetër përveç El Monumental.

Los Millonarios refuzojnë të ndryshojnë stadium pasi kështu tifozët e shumë të tyre nuk do ta kenë mundësinë të ndjekin skuadrën e tyre nga afër në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Ndeshja e parë mes Boca Juniorsit dhe River Plates përfundoi me rezultat 2-2.

Kjo është hera e parë që dy rivalët e përbetuar luajnë në finale të Copa Libertadores, ndërsa është hera e fundit që finalja e kësaj gare luhet me dy ndeshje.

Ndeshja në Bernabeu ishte përcaktuar të luhet me 9 dhjetor, por tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

https://www.youtube.com/watch?v=qpJHe_8uoSc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme