Policia e Shqipërisë: Mos tregtoni dhe mos blini lëndë plasëse

16:38 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos tregtojnë dhe mos të blejnë lëndë plasëse.

Këto lëndë plasëse nuk duhet të lejohen të përdoren nga fëmijët, pasi janë rrezik real dhe rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Në një video Policia e Shtetit sjell disa eksperimente të kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës, rezultatet e të cilave janë shokuese.

Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

Policia e Shtetit ka nisur një kontroll intensiv në të gjithë vendin për sekuestrimin e mjeteve shpërthyese të rrezikshme.

Asgjësimi i tyre është rruga e duhur, shërbim i mirë për jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme