Google ADS

Vdekja e George H.W. Bush, Berisha: Dielli u shua për heroin e lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit

15:15 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ish Kryeministri Berisha në një shënim në faqen tij në Facebook ka komentuar ndarjen nga jeta të ish presidentit të SHBA George HW Bush!

“SHBA dhe kombi amerikan humben shërbëtorin e tyre më të përkushtuar të kohës, amerikanin e madh, burrin, shtetasin që me virtutet, integritetin, fisnikrinë, vizionin e tij përmbushi me nder e dinjitet në karrieren e tij brilante të gjitha detyrat, misionet e mëdha, në dipolmaci, Kongresin, drejtimin e Agjensisë Qendrore të Zbulimit dhe në Shtepinë e Bardhë si Zëvendës President dhe me pas si Presidenti i 41 i SHBA”, shkruan Berisha.

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit:

Dielli u shua per Heroin e lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, Presidentin George H Bush!

Te dashur miq, per mikun e madh te shqiptareve, heroin e lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, ish presidentin e SHBA, George H Bush dielli u shua pergjithmone!

Kjo eshte nje dite dhimbje dhe zie per kombin e madh amerikan, qe kishte tek Ish presidenti Bush heroin e pavdekshem te lirise se tij, i cili ne moshen 18 vjecare, si pilot i flotes se SHBA luftoi per lirine e vendit te tij dhe mbare njerezimit. SHBA dhe kombi amerikan humben sherbetorin e tyre me te perkushtuar te kohes, amerikanin e madh, burrin, shtetasin qe me virtutet, integritetin, fisnikrine, vizionin e tij permbushi me nder e dinjitet ne karrieren e tij brilante te gjitha detyrat, misionet e medha, ne dipolmaci, Kongresin, drejtimin e Agjensise Qendrore te Zbulimit dhe ne Shtepine si Zevendes President dhe me pas si Presidenti i 41 i SHBA.

Por sot ne dhimbje dhe zi jane popujt liridashes te botes dhe ne veçanti popujt qe vuajten nga diktaturat komuniste, te cilet humben sot mikun e madh te çlirimit te tyre nga regjimet e tyre totalitare.

Presidenti i George H Bush perdori fuqine e vendit te madh te lirise per te mbeshtetur renien e perdes se hekurt dhe clirimin e popujve te shtypur nga regjimet komuniste. Ai, si nje shtetar vizionar mbeshteti renien e murit te Berlinit si fitore te lirise se kombit gjerman por dhe mbare njerezimit.

Ne dhimbje dhe zi eshte sot kombi yne, qe kishte tek presidenti George H Bush njerin prej miqve me te dashur, me te medhenj, me kryesor te te gjitha koherave te lirise se tij.

Presidenti George H Bush ishte mbeshtetesi me kryesor i perpjekjeve te shqiptareve per ndertimin e demokracise ne Shqiperi dhe me ultimatumin, vijen e kuqe te krishtlindjeve te vitit 1992, ai mbrojti qytetaret e Kosoves nga barbarite e Kasapit te Ballkanit.

Por sot ne dhimbje jemi dhe une dhe familja ime, pasi kam humbur mikun tim me te shquar, me te dashur. Une kam patur fatin dhe privilgjin e veçante te gezoj miqesine e tij, te cilen do ta ruaj perjete si gjene me te çmuar. Ne hapat e mia te para ne politike kam patur nderin e madh te pritem nga Presidenti George H Bush ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1992 si presidenti i sapo zgjedhur i Shqiperise. Me pas kam patur kenaqesine e veçante te pres mikun tone te madh dhe zonjen Barbara Bush dy here ne Shqiperi ne vizitat e tij miqesore si ish president i SHBA si dhe te pritem prej tyre me bujari dhe perzemerisisht ne nje vizite private se bashku me Lilin ne shtepine e tyre ne Huston, Teksas.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera Presidentit George Ë Bush dhe te gjthe familjes se madhe Bush, autoriteteve dhe kombit te madh amerikan dhe i lutem Zotit se bashke me t’a qe shpirti i ish presidentit Bush, mikut tim te madh dhe te kombit shqiptar, heroit te lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, te prehet ne paqe! sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme