Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar qytetarët, bizneset, OJQ-të dhe çdo palë tjetër të interesit lidhur me procedurat doganore në përputhje me masën mbrojtëse sipas vendimit të Qeverisë për taksën 100% të vendosur për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovinës.
Dogana ka sqaruar se të gjitha donacionet me mallra qe vinë në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarëve sipas të drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe të gjitha janë liruar konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera në fuqi.
“Gjithashtu ju njoftojmë se trafiku i mallrave komerciale vazhdon normalisht sipas ligjeve dhe vendimeve qe janë ne fuqi. Çdo palë qe ka paqartësi rreth procedurave ju lutem drejtohuni tek Dogana e Kosovës , ku do të japim sqarimet dhe udhëzimet e nevojshme”, thuhet në kumtesën për media të Doganës së Kosovës.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...