Lladrovci: Sot, Kosova dhe kombi shqiptar, humbi përkrahësin e madh George H.W. Bush

14:20 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info
“Në këtë ditë të dhimbjes për popullin amerikan dhe Familjen Bush, i bashkohemi me nderim të përjetshëm për jetën dhe veprën e George H.W. Bush.”

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e vdekjes së ish presidentit Bush, ka shkruar në rrjetin social: Në këtë ditë të dhimbjes për popullin amerikan dhe Familjen Bush, i bashkohemi me nderim të përjetshëm për jetën dhe veprën e George H.W. Bush.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

“Sot, Kosova dhe kombi shqiptar, humbi një nga përkrahësit më të mëdhenj, George H.W. Bush, i cili në rrethanat e vështira për ne, në vitin 1992, përcaktoi kufirin e Kosovës dhe Serbisë.

George H. W. Bush, ia përcaktoi Serbisë “vijën e kuqe” në Kosovë, të cilën e mbrojti me vendosmëri Bill Klinton, vijë e cila u rikonfirmua nga biri i tij, George W. Bush më 2007, për t’u realizuar më 2008 edhe shpallja e pavarësisë.

Në këtë ditë të dhimbjes për popullin amerikan dhe Familjen Bush, i bashkohemi me nderim të përjetshëm për jetën dhe veprën e George H.W. Bush.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme