Presidenti amerikan Donald Trump ka udhëtuar në Argjentinë, ku është duke marrë pjesë në samitin e G-20-së që po mbahet në Buenos Aires.
Por ajo çfarë ka fituar më shumë vëmendjen e tij gjatë qëndrimit në Argjentinë, ishte një veprim që e bëri pasi i shtrëngoi duart me nikoqirin dhe njëherit homologun Mauricio Macri, të cilin e la vetëm, transmeton Telegrafi.
Duket se presidenti argjentinas dëshironte që Trump të qëndrojë në skenë për të pritur liderët tjerë për të bërë disa fotografi, dhe duket se kjo nuk i pëlqeu të parit të SHBA-ve i cili u largua pa asnjë shpjegim.
Por, Macri nuk e besoi se do të largohet dhe kështu mbeti duke e thirrur, por pa ndonjë sukses. Sidoqoftë, në samitin e G-20-ës janë mbledhur liderët e vendeve të ndryshme ku pritet të diskutojnë për çështje të ndryshme.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...