Ndjeheni të mërzitura paksa me ngjyrën brune të flokëve tuaja? Ekzistojnë mundësi të pafundme për të rregulluar gjërat – duke filluar nga hijëzimet më të lehta e deri në nuancat bjonde. Por, para se të rezervoni një takim tek stilisti juaj, ja disa gjëra që duhet t’i merrni parasysh.
Mund të ju nevoitet më shumë kohë se sa prisni. Varësisht nga nuanca e hapur që doni të provoni, mund të ju nevoiten disa orë për zbardhje të flokëve e më pas tonaliteti i duhur për hijëzimin tuaj të preferuar. Konsultohuni me stilistin tuaj se sa mund të jetë kohëzgjatja e realizimit në mënyrë që të përgatiteni për orë të tëra.
Mund të ju kushtojë më shumë se sa keni menduar. Sërish, edhe ky fakt varet nga ajo që ju vendosni të bëni. Por, në përgjithësi, kur shkon nga nuanca e mbyllur në të hapur, pritet që të paguani më shumë, pasi kjo konsiderohet si një proces i dyfishtë, madje edhe nëse thjeshtë bëni hijëzim, pa i zbardhuar flokët tërësisht me ‘blanche’.
Do të ndryshojë cilësinë e flokëve tuaj. Nëse bëni ndonjë proces të ngjyrosjes së flokëve, pavarsisht a bëhet fjalë për një nuancë më të hapur apo disa nuanca me zbardhje, prisni që flokët tuaj të pësojnë më shumë thatësi. Nëse keni flokë më të yndyrshme dhe të dobëta, kjo mund të ju bëjë mirë flokëve duke shtuar cilësinë dhe vëllimin. Por nëse keni flokë të thatë dhe kaçurrela, atëherë duhet të konsideroni ndonjë shkëlqyes në vend të kësaj, gjë që përkohësisht do të rregullojë ngjyrën duke dhënë rezultate të shkëlqyera.
Me kalimin e kohës, ngjyra do të ndryshojë nuancën. Kur i bëni flokët nga më të errëta në nuancë më të hapur, atëherë prisni që pas dia larjesh nuanca të merr kahje tjetër. Ndonjëherë shkon nga portokalli, e verdhë apo e kuqe dhe humbet shkëlqimin e mëparshëm. Andaj mund të neutralizoni këto tone të padëshiruara me produkte për mbajtje dhe ruajtje të ngjyrës, si shampo ngjyrë vjollcë ku mjafton ta përdorni një herë në javë.
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99