Cristiano Ronaldo thuhet se do të përfundoj në pozitën e dytë në garën për Topin e Artë, por Lionel Messi supozohet se nuk do të jetë në top treshe.
Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Juventusit nga Real Madridi për 100 milionë euro gjatë muajit korrik, synon të fitoj Topin e Artë për të gjashtën herë, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka shijuar një vit shumë të mirë deri tani duke i dërguar ‘Los Blancos’ drejtë trofeut të tretë radhazi në Ligë të Kampionëve para se të finalizonte kalimin befasues në Torino.
Ronaldo ka shkëlqyer te Juventusi në Serie A duke shënuar nëntë gola ndërkohë që është golashënuesi i dytë më i mirë këtë sezon në kampionatin italian për shkak se qëndron prapa sulmuesit të Genoas, Krzysztof Piatek.
Sidoqoftë, këtë vit Topi i Artë për të duket se është larg.
Luka Modric është favorit për të fituar çmimin pasi tashmë ka shkëlqyer te Real Madridi dhe Kroacia gjatë dhjetë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja franceze, Antoine Griezmann dhe Raphael Varane, mund të marrin gjithashtu çmimin për shkak se vendi i tyre fitoi Kampionatin Botëror në Rusi.
Messi, i cili i ndihmoi Barcelonës të fitoj titullin në La LIga, nuk është në garë.
Megjithatë, ‘Sky Italia’ tani pretendon se ka zbuluar se ku Ronaldo dhe të tjerët do të përfundojnë.
Ylli i Juventusit supozohet se do të përfundoj në vendin e dytë, ndërsa Modric, i cili mposhti Ronaldon në shtator për çmimin Lojtari më i Mirë nga FIFA, do të shpallet fitues.
Griezmann do të përfundoj në vendin e tretë dhe kështu Messi nuk do të jetë as në podium për herë të parë që nga viti 2006./arbresh.info/
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban