Projektligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili është në procedurë për miratim në Kuvend, ka paraparë lehtësira sa i përket ankesës së qytetarëve ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve.
Sipas këtij projektligji të gjithë qytetarët mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari ose prokurori lidhur me ndonjë pretendim për shkelje disiplinore, ankesat mund t’i parashtrojnë tek Kryetarët e Gjykatës në të cilën veprojnë ata gjyqtarë apo Kryeprokurorët e Prokurorisë në të cilët e ushtrojnë veprimtarinë ata prokurorë.
Në rast se paraqesin ankesë ndaj Kryetarit të Gjykatës Themelore apo kryetarit të Gjykatës së Apelit, ankesën duhet ta paraqesin tek Kryetari i Gjykatës Supreme, ndërsa ankesat ndaj Kryeprokurorëve duhet ti paraqesin tek Kryeprokurori i Shtetit.
Ankesat kundër Kryetarit të Supremes dhe Kryeprokurorit të Shtetit paraqiten në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe përkatësisht Këshillin Prokurorial.
Ankesat e paraqitura duhet të shqyrtohen brenda 30 ditëve nga koha e paraqitjes. Qytetarët mund të ankohen çdo herë kur kanë dyshim se : gjyqtari nuk ka qenë i paanshëm, nuk i ka trajtuar njëjtë palët në procedurë, Gjyqtari ka pranuar ndonjë dhuratë me qëllim ndikimi, e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, nuk i ka kryer detyrat në kohë, ka ndërhyrë tek gjyqtarët e tjerë më qëllim ndikimi si dhe kur prokurori nuk ushtron funksionet prokuroriale në afatet kohore, nuk i merr për bazë faktet fajësuese dhe shfajësuese gjatë hetimit të krimit, gjatë hetimeve nuk i respekton të drejtat e të pandehurit, pranon ndonjë dhuratë me qëllim ndikimi, e keqpërdorë pozitën e tij, etj.
Pas ankesave të paraqitura ndaj tyre mund të shqiptohen këto masa : “Vërejtje jopublike me shkrim, vërejtje publike me shkrim, zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) për një periudhë deri në një vit; transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët, propozim për shkarkim.
Risi e këtij projektligji është se çdo vendim disiplinor tani e tutje do të bëhet publik në momentin që e merr formën e prerë.
Akoma procedura disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë iniciohet nga Zyra e Prokurorit Disiplinor si organ i ndarë dhe i pavarur që është përgjegjëse për inicimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, mirëpo me miratimin e projektligjit në fjalë personeli i Zyrës së Prokurorit Disiplinor do të transferohet në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...