Berat, lagjet muzeale rrezikohen nga shembja e gurëve

12:28 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Lagjet “Mangalem” dhe “Goricë” në Berat, prej vitesh kanë qenë të rrezikuara nga shkëmbinjtë mbi të cilët janë ndërtuar.

Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur masive shkëmbore janë shkëputur dhe kanë rrezikuar banesat në këto lagje.

Rreziku ka filluar që në vitet ’60 dhe herë pas herë ka pasur riparime të pjesshme në të dyja lagjet.

Ndërsa në vitin 2004 e më pas ka pasur shpesh rënie të masiveve shkëmbor në banesa. Bashkia e Beratit ka nisur një studim për rehabilitimin e të gjithë shpatit shkëmbor.

Lagjja “Mangalem” dhe ajo “Goricë” janë vendet më të vizitueshme nga turistët e huaj dhe ata vendas./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme