DASHI
Ju tashmë jeni mbushur me pritshmëritë pozitive për 2019-ën! Ndërkohë fillimi i muajit dhjetor, do të përkojë edhe me një fazë të re në jetën tuaj, që iu çon drejt rritjes profesionale, me ndihmën e vogël të fatit. Kurrë mos u largo nga ajo që të frikëson, edhe në qoftëse një sipërmarrje më vonë mund të sjellë dyshime në personin tuaj. Një pasion sërish protagonist përgjatë gjithë dhjetorit do ju sjellë jo vetëm kënaqësinë e dëshiruar, por edhe përmbushje të të gjitha objektivave tuaja. Retë e vogla të Krishtlindjeve do ju vënë në lëvizje, por ankthet do të jenë thjesht kalimtare. Vetëm hëna e plotë në datë 29 të këtij muaji, do ju kthejë besimin e humbur në momentin e duhur, çka do t’ju ndihmojë për të ndjerë çdo grimcë festive të Vitit të Ri, përtej çdo organizimi të zakonshëm. Do të ndjeni aromën e festave në çdo orë të prag fundvitit!
DEMI
I dashur Dem, pas thuajse një periudhe dy mujore ndikimi të Saturnit, ka ardhur momenti magjik që të shijoni një fundviti siç i ka hije personave të shenjës suaj. 2018-ta ishte një vit i ndritshëm dhe kjo është një rilindje e vërtetë. Por, dhjetori është një muaj i gjithi sfidues, duke përfshirë edhe planin profesional, por edhe atë familjar. Fryma e festave, Krishtlindjet dhe Viti i Ri, do t’ju mbledhin rrotull tryezës me njerëzit e dashur pranë, dhe një atmosferë ngrohtësie, dashurie do të ndihet në ajër. Do të kuptoni më së miri që festat janë ato që i japin kuptim shumëçkaje në stilin tuaj të jetesës. Për femrat e lindura në këtë shenjë, ndihuni seksi në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Një fustan i gjelbër (pasi kjo është ngjyra juaj), do t’ju bëjë të ndiheni protagoniste absolute.
BINJAKËT
Dhjetori është muaji juaj i preferuar! Do filloni ta shihni në mënyrë të veçantë veten dhe personat rrotull jush pas datës 23, pasi hyrja e Venusit në shenjë do të ngjallë një dëshirë të ethshme për ndryshime, pa menduar pasojat. Edhe pse mund të vuani disa zhgënjime në sektorin e punës, mos u dekurajoni. Dëshira për festë, dashuria do të jenë stimul i vërtetë në jetën tuaj këtë muaj. Këtë Krishtlindje nuk duhet doemos të visheni si Santa Claus, sepse nuk mjafton vetëm një festë për t’u ndier të rrethuar nga pozitiviteti. Kësisoj duhet ta jetoni çdo dimension të jetës suaj, edhe në muajt e tjerë të vitit. Dhjetori është muaji ku gjithkush duhet t’i gëzohet spektrit pozitiv të gjërave, për të ngritur siparin e një viti të ardhshëm sa më të mirë. Ndaj, ky është momenti i duhur! Gëzohuni dhe ju!
GAFORRJA
Muaji i fundit i një viti emocionues dhe të rëndësishëm për ju, mund të jetë mbyllja më e mirë sipas pritshmërive tuaja. Faqja e parë e 2019-ës, do të jetë ajo që gjithnjë keni dëshiruar, e projektuar kjo në objektiva të reja dhe rezultate të dëshiruara. Pavarësisht shanseve të cilat do të jenë të luhatshme për ditë të caktuara të dhjetorit, sërish ju do të ndiheni në fokus të një linje të re drejtimi. Ndërkohë, atmosfera e festave, familja, do bashkohen mjeshtërisht në një organizim relaksues larg qytetit, aty ku ju keni nevojë! Për ajër të ri, dhe për të pritur si duhet prag vitin e 2019-ës! Kujdes me shpenzimet e tepruara, sepse shumë shpejt do ta kuptoni se ato do të cënojnë seriozisht buxhetin tuaj, personal apo edhe atë familjar.
LUANI
I dashur Luan, muaji i fundit i 2018-ës do të sjellë një frymë dashurie dhe harmonie absolute për ju dhe familjen tuaj. Do të ndriçoheni jo vetëm nga dritat e pemës së Krishtlindjeve, por edhe nga fryma e pozitivitetit. Dëshira për risi, projekte të mëdha, dhe ri-hapje të kapitujve të ri në sferën personale, por edhe atë profesionale, do të bëjë që ta shihni ndryshe veten këtë Dhjetor. E sigurt, që përpjekjet tuaja do të shpërblehen më së miri, dhe ky fakt do të ndihet që në ditët e para të vitit të ardhshëm. Mund të jetë kjo një mënyrë suksesi, ose përmbushje e pritshmërive personale, mund ta etiketoni si të dëshironi. Për momentin, fokusohuni tek fishekzjarret, tek atmosfera e festave dhe gjithçka pozitive që sjell fundi i vitit.
VIRGJËRESHA
Këtë muaj përparësi marrin festat! Relaks, ditë pushimi, larg zhurmës, punës apo njerëzve të ndryshëm me të cilët ju lidh përditshmëria juaj! Jeni këtu për të filluar një muaj plot dashuri, ndërsa shijimi i ditëve festive do të marrë përparësi, sigurisht. Por të ndikuar nga Marsi, do filloni të rrisni besimin në vetvete, duke larguar ankthin e pamotivuar apo rrethanat demotivuese. Të vetëdijshëm se merrni gjithnjë vendimet e duhura në jetë, edhe këtë muaj do të dëshmoni aftësitë tuaja më të lartat, që do të befasojnë çdokënd. Këtë Dhjetor bëni kujdes me shpenzimet, dhe vetëm në këtë mënyrë do mësoni si të raciononi blerjet e ndryshme, edhe pse është një muaj kuptimplotë festash. Shijoni çdo ditë të fundit të 2018-ës, pasi viti i ardhshëm do të jetë i mbushur plot me surpriza të të gjitha llojeve për ju.
PESHORJA
Ky do të jetë muaji i pasionit sidomos për të dashuruarit. Jo vetëm që do të keni momente pasionante, por bashkë me partnerin mund të ndërmerrni edhe projekte interesante, vetëm për një mbyllje të vitit sa më të gëzueshme, dhe plot adrenalinë. Kjo është mënyra e duhur që të qëndroni më pranë dhe ta njihni në një mënyrë tjetër njëri-tjetrin. Beqarët do kenë mundësi njohje me persona me një shpirt të madh dhe mjaft interesant. Në planin financiar, më në fund situata do të përmirësohet. Mbani temperamentin tuaj dhe sigurohuni të keni ekuilibrat e duhur, në të kundërt mund të përfundoni me probleme shëndetësore të padëshiruara.
AKREPI
Një mbyllje viti premtuese, çka duket se përmbush dëshirën tuaj për ndryshim dhe ngasje të reja interesante në shumë sfera të jetës. Duke u mbështetur disi tek fati, gjërat që ju rrethojnë do të marrin tjetër rrjedhë, duke iu bërë të dukeni edhe më interesant në sytë e të tjerëve. Fokusi absolut juaji do të jetë tek sfera profesionale, mund të filloni një kurs të ri, ndoshta një punë të re me projekte në zhvillim, situatë që do të vijojë edhe vitin e ardhshëm. Retë e vogla për Krishtlindje, mund t’ju sjellin ndonjë ndryshim minimal, për shkak të shqetësimeve kalimtare, por pa probleme reale. Vetëm hëna e plotë e datës 29 dhjetor do ju sjellë besimin dhe vrullin e humbur, duke e bërë fundin e vitit të jashtëzakonshëm.
SHIGJETARI
Dhjetori shënon një pikë pa kthim për ju në rifitimin e vetes dhe besimit të humbur rrugës… Planeti Mars, me tonalitete pozitive do ju rizbulojë zhvillime interesante, duke ju nxjerrë jashtë një “dimri” të acartë që ju ka shkëputur nga rutina e zakonshme. Do të jeni edhe më të qartë në objektivat dhe synimet e radhës, do të planifikoni punën dhe çdo situatë tjetër ku nevojitet kontributi juaj. Në aspektin sentimental, dashuria do të jetë rezultative, ndërsa marrëdhëniet e brishta do të marrin tjetër hov, falë shkëndijave të rastit. Muaji i fundit i 2018-ës, do të jetë vetëdija juaj e munguar, por plot emocione të reja, qofshin këto familja, miqtë dhe ju do të përfundoni i rrethuar nga dashuria dhe ngrohtësia.
BRICJAPI
Do të jetë një fund viti për t’u kujtuar, sidomos pasi të keni vrojtuar 2018-ën me shpejtësi marramendëse. Keni një mori planetesh favorizuese rrotull si Jupiteri dhe Mërkuri, ndaj ne ju këshillojmë që dhjetorin si muajin e fundit që mbyll faqen kalendarike, ta shijoni jashtë shtëpisë, në shoqëri të mirë të miqve dhe të afërmve tuaj, për të kaluar momente të paharrueshme. Rreth datës 23 dhjetor, Saturni do të hyjë në shenjën tuaj dhe të fillojë një periudhë dy vjeçare mbështetje, ku përveç entuziasmit, ju presin shtigje ekzistenciale të dobishme, duke ju shkëputur nga një e kaluar e vështirë, dhe duke ju orientuar drejt një fillimi të ri.
UJORI
Jeni kuriozë, por asnjëherë të pasigurt, keni gjithmonë kontroll të situatave që jetoni. Dhjetori është përmbyllja e një viti me lëvizje të mëdha, dhe tashmë jeni në hapa goxha vendimtarë, për të tjera nisma interesante në vitin e ardhshëm. Falë Saturnit do të jetë e vështirë të parashikoni situata joharmonike, rreziqe, apo pasiguri. Ju mbetet thjesht të jetoni në harmoninë e aureolës që ju rrethon. Partneri yt do të kërkojë gjithmonë e më shumë vëmendje, ndaj përpiquni të jeni efikas dhe t’i ktheheni festës përmbyllëse të vitit. Natyra juaj e gjallë, do të jetë konfirmimi i duhur për ta jetuar maksimalisht çdo dimension të jetës.
PESHQIT
Muaji Dhjetor do ta ndriçojë me tepër jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka parashikohet të shkojë për së mbari. Ajo çka mbetet më e rëndësishme është se nuk do të keni më mosmarrëveshje me të dashurit tuaj. Mërkuri do të jetë planeti i cili do të jetë i favorshëm gjatë muajit, sidomos për beqarët. Përfitoni nga mundësitë që do t’ju jepen për takime të reja dhe mundësi që nuk ju vijnë më. Mundësi të mira do të ketë edhe përsa i takon situatës financiare, e cila do të fillojë pak nga pak të stabilizohet. Rekomandohet të shpenzoni me shumë kujdes. Kini kujdes nga virozat e stinës, pasi ardhja e të ftohtit mund t’ju shkaktojë jo pak probleme.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?