Si një prind i ri, ju mund të jeni paranojak për mbajtjen e fëmijës të sigurt. Ju ndoshta keni një milion pyetje që ju kalojnë nëpër mendje të tilla si, “A është fëmija im i sigurt në dhomën e tij ose të saj?” Këto pyetje janë normale. Më poshtë mund të lexoni 5 fakte që duhet t’i dini në mënyrë që të krijoni një ambient sa më të sigurtë për foshnjen e sapolindur.
Krevati
Kur bëhet fjalë për krevat foshnjash, garantimi i sigurisë është prioriteti numër 1. Hapësirat mes ristelave tek pjesët anësore nuk duhet të jenë më shumë se 2 cm larg njëra-tjetrës, në mënyrë që bebi juaj të mund të ngecë kokën e tij ose pjesë të tjera të trupit mes tyre. Ju duhet gjithashtu të siguroni që hapësira mes dyshekut dhe anëve të krevatit të jetë më pak se gjerësia e dy gishtave. Ju duhet të jeni të sigurt që nuk ka ndonjë perde pranë krevatit, në mënyrë që fëmija nuk mund ta kapë dhe ta fusë në gojë duke rrezikuar frymëmarrjen. Ju kurrë nuk duhet të vendosni jastëkë, lodra të mëdha pellushi ose gjëra plastike.
Gjumi
Nëse fëmija fle në krevatin e tij ose në një bazament tjetër ngjitur me shtratin tuaj, është e zakonshme që prindërit të shqetësohen për pozicionin e gjumit për shkak të Sindromit të vdekjeve të papritura tek Foshnjat (SIDS). Pediatrit dhe profesionistët mjekësorë vazhdimisht ju kujtojnë se fëmija duhet të vendoset mbi kurrizin e tij ose të saj në gjumë, kurrë me barkun poshtë. Ata akoma nuk janë aq të fortë sa për të lëvizur kokat e tyre dhe kur duhet që të rrotullojnë fytyrën mbërthehen pa dashur poshtë në dyshek. Derisa bebushi nuk mundet ta rrotullojë lirshëm kokën vetë dhe të rrokulliset mbi dyshek pa ndihmën tuaj, ju do ta mbani në kurriz.
Sedilja e makinës (sexholino)
Për foshnjat duhet të përdoret një sedilje e posaçme dhe të zbatohen rregullat e sigurisë. Vendoseni gjithmonë pas në makinë jo në vendin e parë. Ndërsa kjo mund të jetë e vështirë dhe shqetësuese në lidhje me fëmijën kur ju nuk mund ta shihni atë, kjo është rruga më e sigurt për për të hipur në makinë bashkë me të.
Duhani
Edhe pse njerëzit e dinë sesa e dëmshme është pirja e duhanit për veten e tyre dhe njerëzit rreth tyre, ata zgjedhin për ta pirë atë gjithsesi. Në rastin e shëndetit të fëmijës suaj, sigurohuni që ata që janë rreth tij të mos jenë duhanpirës dhe kurrë të mos pihet duhan në praninë e tij. Nuk lejohen vizitorët të pinë duhan në shtëpinë tuaj ose në makinë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...