Kosovë, 50 aksidente vetëm të premten

10:36 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Gjatë njëzet e katër orëve të fundit në tërë territorin e vendit kanë ndodhur afër 50 aksidente trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës saktësisht kanë ndodhur 44 aksidente, shkruan Arbresh.info.

Asnjë nga aksidentet nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa në 14 prej tyre  kishte persona të lënduar.

Në 30 aksidente të tjera kishte vetëm dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se gjatë këtij 24 orësh ka shqiptuar 911 tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme