Google ADS

79 vjeçari i dërgoi mesazh vajzës para vetëvrasjes

10:04 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë është gjetur një trup i pajetë tek Ura e Fshejtë.

Ndërsa prokuroria, ka bërë të ditur se aty ka ndodhur një vetëvrasje, raporton Kallxo.com

Viktima H.A, para se të hidhej nga ura, i ka dërguar një mesazh vajzës së tij për ta njoftuar atë se do t[i jepte fund jetës së tij.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Yllka Shehu, dyshohet se viktima ka kërkuar nga vajza e tij që të shkojë tek ura për ta marrë automjetin e tij.

Bëhet e ditur tashmë se viktima është personi H.A, i lindur në vitin 1939, të cilin zyrtarët policor e kishin gjetur në sipërfaqen e ujit.

Trupi i të njëjtit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është kthyer familjarëve të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme