Festivali i Muzikës “GREEN”, do të argëtojë sot dhe nesër mitrovicasit. Përveç argëtimit, festivali synon të ngrisë vetëdijen dhe të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje më të madhe ndaj mjedisit, si dhe të krijojë një ambient më të relaksuar për të gjithë qytetarët e rajonit.
Festivali i muzikës GREEN realizohet nga “7arte” në mbështetje të: Programit të BE-së në Prishtinë “Culture for all”, Komunës së Mitrovicës, Ambasada e Holandës, Kompanisë Uniteti Mitrovicë.
Nata I 5 shtator 2015 Mitrovicë (parkingu prapa Komunës)
Dj Bannzz
NS & Semi Automatics
Kërpudhat
Bojken Lako
Vedat Ademi
Dj Neritan & Dj Doroci
Nata II
6 shtator 2016
Mitrovicë (parkingu prapa Komunës)
Dj BM
Jutbina
Zig Zag Orchestra & Dren Abazi
Rona Nishliu
Teoman & Art Ukqa – Dj Valon
Këtij manifestimi kulturor i paraprijn? ? aktivitete të shumta mjedisore, si: Konkursi për zgjedhjen e kopshtit më të mirë në Mitrovicë 2015–shpallja e fituesve bëhet më 04.09.2015 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, grumbullimi i rrobave të përdorura për qëllime bamirësie-grumbullohen në tendën e vendosur Sheshin “Mehë Uka” prej 31.08.2015 – 06.09.2015, punëtori artizanaleGREEN për të rinjtë- në tendën e vendosur në Sheshin “Mehë Uka” prej 01.09.2015 – 06.09.2015, aksion mjedisor për pastrim në pjesë të caktuara të qytetit,gjatë ditëve të festivalit në pjesët më të frekuentuara të qytetit dhe lokacionin e festivalit nga ekipi i vullnetarëve dhe grupet e gjelbëra të themeluara nga organizata 7Arte , ekspedita artistike – në bashkëpunim me organizatën HopeBox nga Holanda- Prej 28.08.2015 – 31.08.2015.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...