Fundjava me vranësira dhe diell, pa reshje. Temperaturat në rritje.
Në ditët e fundjavës, rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike që janë shtrirë në lindje të kontinentit, ndërkohë që masat e ftohta të ajrit do të tërhiqen në verilindje, e do të zëvendësohen me masa më të ngrohta ajrore që po vijnë nga Mesdheu.Në përgjithësi, pritet të mbajë mot stabil, me vranësira dhe diell, por pa të reshura, derisa temperaturat do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare.
Ditëve në vijim, sipas parashikimeve, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e si rrjedhojë pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, derisa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.
1.12 – Mot kryesisht me vranësira, jo edhe shumë ftohtë.
2.12 -Gjatë ditës mot kryesisht me diell, në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
3.12-4.12 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Të martën pasdite dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu.
5.12 – Mot kryesisht me diell.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...