“Unë them që nuk e kandidon. Edhe pse s’ka kandidatë më të mirë se Veliaj”. Deklarata u bë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duke iu referuar garimit të Erjon Veliajt nën logon e PS-së, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në emisionin “Zonë e lirë”, Kryemadhi tha se Veliaj, në disa raste, është detyruar “të mbajë flamurin e Ramës”, si vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, apo projekti për Unazën e Re.
“Po s’mund të thuash që s’ka punuar Veliaj”, shtoi.
Kryemadhi gjykoi se, ka një ndryshim thelbësor mes Veliajt dhe Ramës: “Veliaj me këta drogaxhinjtë nuk përshihet, kurse Rama, si njeri që jeton me makthe, është peng i këtyre”.
“Rama shqetësohet nga popullariteti i Veliajt”, u shpreh Kryemadhi.
Pyetjes nga Arjon Çani, “a je e bindur se për rrezuar Ramën, LSI duhet të bëjë koalicion, jo me bashën por me Erjon Velinë”, kryetarja e LSI-së ju përgjigj: “Jo, mendoj se LSI do jetë në një front opozitar kundër Ramës”.
Kryemadhi tha gjithashtu se brenda Partisë Socialiste, ka shumë të shqetësuar për sektin e Rilindjes të lidhur me krimin dhe duan të ‘pastrohen’.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...