Trump mbron lidhjet e biznesit me Rusinë

00:32 | 1 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur marrëveshjet e tij të biznesit që ka pasur me Rusinë para se të bëhej president, duke i cilësuar edhe një herë hetimet aktuale në Shtetet e Bashkuara si “gjueti shtrigash”.

Të enjten ish-avokati i tij, Michal Cohen ka pranuar se ka gënjyer Kongresin lidhur me një marrëveshje për një pronë, të cilën e ka shqyrtuar Trump në Moskë.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump ka thënë se paktet kanë qenë shumë ligjore dhe se ai ka investuar zero para duke braktisur projektin. Një ditë më parë, Trump e ka cilësuar Cohenin person shumë të dobët dhe jo shumë të mençur.

Aktualisht, këshilltari special Robert Mueller është duke hetuar rolin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe atë nëse Trump ka bashkëpunuar me rusët.

Ende nuk është gjetur ndonjë e dhënë për ndonjë bashkëpunim të tillë mes fushatës së Trump dhe Kremlinit.

Presidenti amerikan aktualisht është në Argjentinë, pasi është duke marrë pjesë në Samitin e G20-ës. Mirëpo ai ka anuluar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin për shkak të vendimit të Moskës për të aneksuar tri anije ukrainase.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme