Robert De Niro, 75 vjeç, humbi një dhëmb derisa po xhironte për një reklamë të bukës.
Robert De Niro thuhet se është paguar një pagë prej gjashtë shifrash për të qenë pjesë e një reklame për bukën “Warburtons”, shkruan DailyMail.
Për ironi të fatit, aktori thuhet se humbi një dhëmb derisa po shijonte një pjesë të bukës.
75 vjeçari thuhet se mbeti në agoni dhe u detyrua të vizitonte një dentist urgjentisht, duke bërë të shtyhen xhirimet për atë reklamë.
Një burim tha për TheSun “Ai nuk mund të besonte këtë që i ndodhi. Një dentist duhej urgjentisht ta rregullonte dhëmbin”.
Por, sipas atij burimi, ana qesharake e kësaj ngjarje është se dhëmbi i kishte rënë një ditë para se të fillonte xhirimet për “Warburtons”.
Warburtons është një kompani britanike në pronësi të familjes së themeluesit Thomas Warburton që nga 1876.
De Niro, këto ditë konfirmoi se ai dhe gruaja e tij, Grace Hightower, janë ndarë.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj