Google ADS

Pacolli i thotë Serbisë dhe Bosnjës: Boll është boll

23:06 | 30 Nëntor 2018
A. B.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar për akuzat që po i bën Serbia dhe Bosnja Hercegovina me rastin e vendosjes së taksës prej 100% të produkteve të tyre.

Pacolli ka thënë se është e çuditshme lehtësia me të cilën Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nisen e na akuzojnë, përcjell arbresh.info

Këtë e bëjnë në sy dhe prapa syve tanë, e bëjnë në lindje e perendim.

”Boll është boll, u tha para edhe se ta shpallnim pavarësinë, është koha që edhe BE ta afirmojë faktin që e ardhmja e qëndrueshme e marrëdhênieve korrekte dhe konstruktive kalon përmes kushtëzimit të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me pranimin e faktit që Kosova është realitet shtet i pakthyshëm”- ka shkruar Pacolli

”Ne mirëkuptojmë rëndësinë e ruajtjes së frymës konstruktive, këtë po e bëjmê në secilin rast, por nuk mund të pranojmë asnjë situatë, që të mos sillemi brenda dhe ndërkombëtarisht sikurse na takon, si shtet i barabartë nê mesin e shteteve tjera në rajon. Serbia dhe BeH që na akuzojnë për sjelljen shtetërore reciproke përmes takses, le ta dijë secili kudo, se as njëra e as tjetra nuk e kanë me taksën per se, por më shumë e kanë hall të na fusin nê kurthin e të sjellurit si kuazi-shtet”, ka shkruar tutje Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli

Ky ishte thelbi i asaj çfarë refuzova sot në WB6, dhe këtë ia thashë homologut tim nga BeH.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme