Dueli i shumëpritur i modës, mes zonjës së parë të Argjentinës dhe asaj të Francës

21:04 | 30 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Në samitin G20 në Buenos Aires ndodhen një numër i madh liderësh botërorë, duke përfshirë edhe gratë e tyre.

Presidenti argjentinas Maurizio Makri dhe zonja e parë Huulani Avad kanë pritur në zyrën presidenciale edhe liderin e Francës, Emmanuel Macron dhe gruan e tij, transmeton portali arbresh.info

Për shkak të stileve dhe hireve që kanë të dy zonjat e para, takimi mes tyre ka qenë i shumë pritur.

Zonja e parë e Francës, Briggite Macron, i ka mbetur besnike veshjeve të saj të shkurtra, duke nxjerrë në pah këmbët e saj. Zonja e parë 65-vjeçare do të takohet me çiftin presidencial argjentinas e veshur me një kostum të bardhë.

Për dallim nga Zonja e Parë e Francëz, Hulijan Avad u shfaq komplet ndryshe. 44-vjeçarja tërhoqi vëmendje të madhe, pasi kishte veshur një fustan saten të hapur, e cila paraqiste të gjithë trupin e saj elegant.

Megjithëse shijet e tyre të modës janë të ndryshme, Macron dhe Avada kanë një gjë të përbashkët, që të dyja mbanin aksesorë të shtëpisë së modës Lui Viton./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme