Legjenda e futbollist argjentinas nuk pajtohet me faktin që dueli mes River Plate dhe Boca Juniors nuk do të luhet në Argjentinë.
Takimi i dytë i finales se Kupës Libertadores do të luhet në Santiago Bernabeu.
Por, ky vendim nuk ka kaluar pa polemika të shumta. Diego Armando Maradona ka qenë ndër të shumtët persona që janë shprehur kundër këtij vendimi.
“Nuk e kuptoj me çfarë logjike e kanë marrë vendimin për të luajtur finalen në Madrid”, tha ai.
“Çfarë dreqin duhet të bëjë një tifoz nëse fëmijët e tij kërkojnë ta shikojnë këtë ndeshje. Kosto e biletave të avionit është e papërballueshme, të mos flasim më për gjërat e tjera”.
“Për atë zot, të merren disa masa sigurie dhe le të luhet ndeshja në Velez në një nga qytetet e shumta të Argjentinës”, deklaroi Maradona.
Ndeshja mes River Plate dhe Boca Juniors do të luhet më 9 dhjetor.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...