Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës Jugore ka kërkuar nga Qeveria që të shfuqizohet vendimi për ndarjen e kësaj komune në dy pjesë.
Këtë kërkesë ai sot e ka bërë legjitime edhe përmes asamblesë komunale.
Asambleistët e Mitrovicës sot unanimisht kanë votuar iniciativën e ndryshimit të ligjit për kufijtë administrativë të komunave, me qëllim bashkimin e pjesës veriore me atë jugore.
Por këtë veprim të asambleistëve, gazetari Arben Ahmeti e ka konsideruar joserioz.
“Është akt simpatik çka ka bërë komuna, është vetëm shprehje e vullnetit politik – që mbetet vetëm kaq”, ka thënë Ahmeti në Info Magazine.
“Vullnet politik që nuk përkon me realitetin është vetëm shprehje e dëshirës – asgjë më shumë. Shpresoj qe vetëdija jonë qytetare është aq e lartë sa ta kuptojnë se ky është vetëm një gjest sipmatik”.
Ahmeti ka thënë vetëm Kuvendi i ndryshon ligjet dhe se këtë nuk mund ta bëj askush tjetër.
“Madje nëse kjo ndodh Kuvendi duhet ta ndryshoj edhe Kushtetutën, sepse është e bazuar nga Pakoja e Ahtisarit, e vetëm sipas kësaj pakoje përcaktohen kufijtë e Mitrovicës”.
Ai madje duke ironizuar me këtë nismë të Bahtirit, ka thënë se ky është një sukses historik i kryetarit të Mitrovicës Jugore.
“Atë çfarë s’ka mund ta bëj Hashim Thaçi, Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj, sot e arriti Agim Bahtiri. Kjo është përtej potencialeve tona absorbuese, kjo tejkalon masat globale. Bahtiri ka bërë një vepër të jashtëzakonshme.”
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut