Policia e Kosovës, ka konfirmuar se ka arrestuar Xhevat Thaçin 43-vjeçar gjatë ditës së sotme në rajonin e Gjakovës. Person ky që kishte qenë në kërkim nga policia qe disa ditë për shkak të dyshimeve se ka kryer disa vepra të rënda të vjedhjes, raporton Insajderi.
Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj ka konfirmuar rastin për Insajderin. Ka thënë se i dyshuari ka tentuar të ikë përsëri nga Policia, por që është arrestuar me sukses rreth orës 16:00.
“Po ka rezistuar dhe ka tentuar të ikë, por është kapur nga Policia e Kosovës dje fatmirësisht e gjitha ka kaluar pa të lënduar”, ka thënë Gjokaj për Insajderin.
Insajderi më herët raportoi se Xhevat Thaçi është arrestuar gjatë ditës së sotme për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale të vjedhjes.
Policia e Kosovës më 27 të këtij muaji kishte kërkuar ndihmë për kapjen e tij. Ishin publikuar disa fotografi të tij duke kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
“Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë”.
“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhej në njoftimin e policisë ku kërkohej bashkëpunim për ta arrestuar Thaçin.
Publikohet një video e Xuxit kur thoshte se nuk do të hynte ...
Ahmeti pret në takim Beauregard, e falënderon për mbështetje...
Vullneti tregon historinë e trishtë që i ka ndodhur në luftë...
Aktakuzë kundër pesë persona në Prishtinë për vepra penale q...
Shifrat/ Aksionet e rrjetit social të ish-presidentit Trump ...
Klubi shqiptar i mërgatës në Dusseldorf e Ballkani me superk...