Studimet më të reja tregojnë se femrat që janë në lidhje me meshkuj më pak atraktivë janë më të lumtura dhe se lidhjet e tyre janë më të kënaqshme edhe në aspektin emocional.
Kërkuesit shkencorë nga “UCLA” dhe Universiteti në Tennessee kanë analizuar 82 çifte që ishin në martesë për një vit dhe të cilët njiheshin midis veti për të paktën tri vjet, për t’i incizuar me rastin e zgjedhjes së problemeve të ngjashme, transmeton telegrafi.
Në ndërkohë, një grup njerëzish vlerësonte shkallën e atraktivitetit të të dy partnerëve, me qëllim që në mënyrë objektive të përcaktohej se kush ishte më i bukur në lidhje. Pas shikimit të video incizimeve, janë vërejtur mënyra të caktuara të sjelljes.
Meshkujt më të pashëm me rastin e zgjidhjes së problemeve, ndaj femrave kishin një qëndrim që thoshte “ky është problemi yt, bëj çka të duash me të”, derisa ata më pak atraktivë ishin munduar që ta bënin me dije se ishin në dispozicion për gruan dhe ishin gjithmonë me të, në rast se ato do të kishin nevojë.
Ekziston mundësia që meshkujt më pak atraktivë mundohen më shumë që të kënaqin gratë, duke qenë se në atë mënyrë kompensojnë mungesën e kualiteteve fizike. Në anën tjetër, meshkujt e pashëm janë të vetëdijshëm për pamjen e tyre dhe e dinë se edhe femrat e tjera i pëlqejnë ata.
“Në çiftet ku mashkulli ishte më i bukur, të dy partnerët i ofronin më pak mbështetje njëri-tjetrit krahasuar me çiftet e tjera. Kjo çonte deri te rrethi magjik, ku askush nuk është i lumtur”, thotë Benxhamin R. Karni – profesor i psikologjisë sociale në “UCLA”.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...