Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, e ka mbështetur inicimin e amendamentimit për bashkimin e Mitrovicës, por ka thënë se nuk mund të realizohet ky qëllim vetëm nëpërmjet një nisme.
Ai këto komente i ka në Klan Kosova, duke shtuar se Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është i autorizuar nga Kuvendi Komunal që ta udhëheq këtë iniciativë.
“Po është bërë inicimi për amendamentimin për kufij komunal dhe pas këtij procesi mund të arrihet deri tek bashkimi i Mitrovicës”.
“Nuk është hera e parë që një komunë bën një kërkesë të tillë dhe tash të shohim se cili do të jetë vendimi i ardhshëm i ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal”.
“Amendamenti i këtij ligji mund të arrihet edhe në Kuvendin e Kosovës ku nevojiten 61 vota”.
“Duhet theksuar se komunat e vogla që dy vjet janë duke e marrë një iniciativë të tillë dhe nuk po munden të arrijnë asgjë”.
“Bahtiri e ka obligim prej Kuvendit Komunal që të merret më këtë iniciativë. Ka pasur edhe ligje të tjera që kanë qenë të parapara nga Pakoja e Ahtisarit mirëpo me kohën janë ndryshuar. I kemi ligjet ku nevojiten dy të tretat e votave në Parlamentin e Kosovës për t’u ndryshuar”.
“Prandaj amendamentimi i këtij ligji nuk nënkupton se u bashkua Mitrovica. Por duhet përcjellë procedurat e tjera të cilat priten të zhvillohen pas kësaj”.
“Asnjë qytetarë nuk mendon se është bërë bashkimi i Mitrovicës vetëm me marrjen e kësaj iniciative”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...