Real Madridi interesohet për transferimin e Christian Eriksenit

18:48 | 30 Nëntor 2018
Arbresh Info

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Marca’, Real Madridi është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Tottenham Hotspurit, Christian Eriksen.

Superylli danez thuhet se është duke shtyrë negociatat për kontratë me “Spursët” dhe nuk duket si një gjë e rastit që Real Madridi ka filluar të shfaq interesim për të nënshkruar me të, transmeton portali arbresh.info.

Marrëveshja aktuale e Eriksenit do të skadojë në vitin 2020, por ai nuk është në kërkim të rinovimit derisa përmendet si një zëvendësues i Luka Modricit në rast se kroati vendos për largim.

Dëshira kryesore e Eriksenit vjen për shkak se është i etur për të ngritur trofe, gjë të cilën nuk e ka arritur ende gjatë kohës së tij te klubi në veri të Londrës.

Ai besohet se kushton rreth 200 milionë funta, por Daniel Levy është i njohur gjithashtu si një president që nuk i lejon lojtarët e tij të largohen pa luftuar.

Erikseni shënoi golin vendimtar për “Spursët” në fitoren kundër Interit në Ligë të Kampionëve në fillim të kësaj jave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme