Google ADS

Djali i Zidanes: Real Madridi i madh edhe pa Cristiano Ronaldon

18:27 | 30 Nëntor 2018
Arbresh Info

Enzo Zidane, djali i Zinedine Zidanes, ka folur për gazetën spanjolle ‘AS’ rreth largimit të Cristiano Ronaldos gjatë verës nga Real Madridi.

“Nuk e kam pritur këtë, askush nuk e ka pritur”, ka thënë fillimisht mesfushori, transmeton portali arbresh.info.

“Ai vendosi të largohet dhe është duke luajtur shumë mirë. Mungesa e tij është vërejtur, por Madridi është një klub i madh edhe pa Cristiano Ronaldon”

“Nuk kam dyshim se skuadra do të adaptohet se do të arrijë rezultate”

‘Los Blancos’ aktualisht qëndrojnë në pozitën e gjashtë në tabelën e La Ligas me 20 pikë, gjashtë më pak se lideri i tabelës – Sevilla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme