Google ADS

Policët e Kosovës marrin pagat edhe për orët shtesë

17:31 | 30 Nëntor 2018
A. B.

Policët e Kosovës në xhirollogaritë e tyre sot u kanë dal më shumë para sesa herëve të kaluara. Kjo pasi që përveç pagave mujore u është bërë pagesa edhe e orëve shtesë gjatë punës së tyre.

Me pagë zyrtarëve policorë u janë paguar 70 përqind të orëve që kanë punuar jashtë orarit. Ky vendim është marr nga Qeveria në mbledhjen e mbajtur më 9 tetor.

Për këto pagesa Qeveria kishte ndarë 2.6 milionë euro.

“Kërkoj që të ndërmerren veprimet e nevojshme që zyrtarët policor te kompensohen me pagesë shtesë për orët shtesë. Kjo kap vlerën 2.6 milionë euro. Kjo është më se e nevojshme, që shteti mos me i mbet borxh policit të vet. Një shtet që s’mund ta paguajë policin e vet, ma mirë le ta mbyllë gojën. Ne e dimë që kjo është shumë e madhe, mirëpo është e nevojshme”, kishte thënë në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme