Deputetët e panjohur, të zgjedhurit e popullit që nuk i sheh elektorati

14:32 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Durrësi përfaqësohet në Parlament nga 14 deputetë, por sa të përfaqësuar ndjehen qytetarët durrsakë prej tyre? Të pyetur rastësisht në rrugë, qytetarë të ndryshëm shprehen se nuk e njohin deputetin e zonës së tyre.

Ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet parlamentare, por në qytetin e Durrësit zyrat e deputetëve nuk janë funksionale. Madje nuk ekzistojnë. Shumica e deputetëve nuk janë banorë të Durrësit, por të Tiranës dhe ushtrojnë aktivitetin politik larg shqetësimeve të atyre që duhet të përfaqësojnë, pavarësisht premtimeve elektorale se zyrat e tyre do të jenë gjithnjë të hapura për qytetarët.

Por, edhe ata pak deputetë që jetojnë në Durrës, takimet me popullin i bëjnë mbi bazë njohjeje dhe nëpër kafene. Po dhe këtyre, shumica e qytetarëve nuk u kujton më as emrin.

Liigji “Për statusin e deputetit” i detyron ata të takohen periodikisht me zgjedhësit dhe t’i informojnë ata mbi projektligje a dokumente të tjera të rëndësishme që shqyrtohen në Parlament, por hendeku mes tyre dhe qytetarëve është rritur ndjeshëm. Zyrat e deputetëve i përkasin së shkuarës dhe premtimeve.

Me kërkesë të Kuvendit, së fundmi është vënë në dispozicion të deputetëve të opozitës (PD -LSI) në katin e dytë të godinës së Prefekturës së qarkut një zyrë. Ndërsa pranë selisë së Partisë Socialliste na bëhet me dije se do të hapet së shpejti një zyrë për deputetët e saj.

Fondet për zyrat e deputetëve mbulohen nga buxheti i Kuvendit e nuk dihet nësedhe në mungesë të tyre fondet lëvrohen e ku shkojnë./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme