Kryeministrja britanike Theresa May i refuzoi alternativat për marrëveshjen e saj për “Brexit”-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që të mendojnë për pasojat nëse votojnë kundër.
May e hodhi poshtë marrëveshjen e stilit të Norvegjisë me BE-në, një ide kjo e disa ligjvënësve të partisë së saj konservatore.
Norvegjia është pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, por nuk është pjesë e bashkimit doganor. May tha se ideja është e papranueshme, pasi liria e lëvizjes do të vazhdonte.
Deputetët laburistë thonë se mund të arrihet një marrëveshje më e mirë, por kryeministrja tha se ata nuk kanë sjellë ndonjë alternativë të duhur.
Përballë kërcënimit se opozitarët do ta kundërshtojnë marrëveshjen gjatë votimit në Parlament, më 11 dhjetor, May tha se laburistët e mbështesin “Brexit”-in pa marrëveshje.
Britania duhet të dalë nga BE-ja në fund të marsit 2019. Britanikët kanë vendosur për “Brexit” në një referendum të vitit 2016.
Institucionet financiare kanë paralajmëruar se, nëse “Brexit”-i ndodh pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit, Britania do të përballet me rënie të madhe ekonomike./tch
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...