Anëtari i Komisionit Driton Selmanaj ka pyetur kryeministrin përse nuk është shkarkuar Shpend Maxhuni por është avancuar, dhe shefi i AKI-së Driton Gashi.
“A keni pasur kërkesë për dëbimin e këtyre dhe mbylljen e këtyre shkollave, pasi që ministri Pacolli kishte konfirmuar në një intervistë se Erdogani ia kishte kërkuar këtë. Ju nuk keni qenë i informuar, por disa të tjerë po. Si ai i drejtësisë, i Jashtëm, dhe i Brendshëm. Si të gjithë e kanë ditur e ju jo por këtë proces. Përse nuk është larguar Shpend Maxhuni nga shefi i Policisë që është materializuar nga Policia. Pse nuk është shkarku por është avancu. A është shkarkuar edhe zotri Gashi sepse ai thotë që nuk është shkarkuar por liruar”, ka pyetur ai, raporton portali arbresh.info
Haradinaj i është përgjigjur duke i thënë se Maxhuni dhe Policia ishin vetëm zbatues të bartësve të tij.
“Deri në këtë ditë askush nuk ma kërkuar këtë. Në zakonisht kemi marrëdhënie dhe bashkëpunojmë me çështjet që janë në interes për marrëdhënie të mira. Pala tjetër mund të paraqes kërkesat e saj por mua s’më kanë ardhur në tavolinë. Ne kemi marrëdhënie të mira me Turqinë por Kosova ka nënshkruar plotë protokolle tjera por ato të gjitha nuk vijnë në kanalin e njëjtë. Por unë kam marr një informatë që ka disa kërkesa tek Prokuroria për një numër të caktuar të qytetarëve turq. Drejtori i Policisë është vetëm zbatues, nuk vendos ai. Ka mund të ishte edhe Shpendi ministër e të shkoj në shtëpi, por unë kam vendos tek vendimmarrësit. Vendimi shkon tek bartësit. Sepse atëherë do të duhej e gjithë policia të shkojë në shtëpi. Zbatuesi është këtu Shpendi dhe Policia. Sa i përket Gashit unë i kam thënë që nuk e ka më pjesën e besimit tim, dhe i kam kërkuar ta liroj detyrën, ka thënë ai./arbresh.info
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga