Google ADS

Anton Çuni pyet kryeministrin se kush qëndron prapa dëbimit të shtetasve turq

11:44 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Anëtari i komisionit Anton Çuni ka pyetur kryeministrin Ramush Haradinaj në lidhje me atë se kush qëndron pas dëbimit.

“A është rezultat i punës vetanake të AKI dëbimi i shtetasve turq, apo ndonjë personi më superior ose ndoshta e vetë shtetit turq.

Përgjigja e shefit të AKI-së, Gashit ishte se ashtu e ka vlerësuar AKI, kjo nënkupton që AKI ka staf aq të mirë që të identifikoj njerëzit që përbëjnë rrezik për vend. Nëse është kështu atëherë duhet të ketë gjurmë. AKI duhet të ketë qindra fotografi, gjurmë incizimi dhe në fund të ipet nënshkrimi për dëbim. A mundeni ju ta vërtetoni a ishte ky operacion i iniciuar nga vetë AKI apo nga dikush jashtë AKI?”, ka pyetur ai, shkruan arbresh.info.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se AKI ka kapacitete dhe është në nivel të detyrës së saj.

“Agjencia jonë e Inteligjencës për interesa të veta dhe të vendit ka partneritet me agjenci tjera si me agjencinë turke. Kjo është për interesa të Kosovës në të kaluarën dhe nuk e përjashtoj mundësinë ta ketë pasur kërkesë nga ana turke. Nuk mund ta përjashtoj këtë por është bukur e supozuar nga marrëdhëniet që i zhvillojnë agjencitë. Por nga unë dhe nga ajo që kam vërtetuar unë ishte një nxitim i procedurës, dhe mungesa e informatës për mua. Këto dyja më kanë bërë ta veproj sado që nuk kam gjetur defekte tjera. Ka mundur të shkoj procesi në etapa si i sheh ligji”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se duhet zbuluar kjo ngjarje si procedan i të ardhmes.

“Por nuk duhet dëmtuar praktikat tona vet mbrojtëse të AKI-së. Unë jam me ju që të mos ndodh më kështu dhe iu kisha lutur edhe juve ta bëni këtë por të mos shkojmë më tutje sepse del ndonjë gjë më e dhimbshme dhe mund të prishen edhe partneritetet mes vendeve”, tha ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme