Google ADS

Rita Ora në lidhje me aktorin e njohur Andrew Garfield

10:53 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Rita Ora është në lidhje me aktorin e Spider-Man Andrew Garfield.

Këngëtarja 28 vjeçare është në fazat e hershme të lidhjes me yllin e Hollivudit, pas ndarjes nga producenti i muzikës Andrew Watt në shtator, transmeton portali arbresh.info.

Garfield, i cili luajti rolin kryesor në ‘The Amazing Spider-Man’ ishte në lidhje me aktoren Emma Stone për katër vite deri më 2015.

Një burim i afërt me këngëtaren tha për ‘The Sun’: “Rita tregoi për romancën e saj para një muaji.

“Por ditëve të fundit gjërat kanë filluar të nxehen dhe thotë se ajo çfarë ata kanë është reale.

“Janë ditët e para [të lidhjes] por ata pëlqejnë njëri-tjetrin. Orari i angazhimeve i vështirëson gjërat, por kanë një lidhje të mirë”, ka thënë ky burim.

Andrew Garfield-Emma Stone

Aktori i nominuar për çmimin Oskar, i lindur në Los Anxhelos dhe i rritur në Surrey, ishte fotografuar në shtator me aktoren Susie Abromeit, 36 vjeç, por që atëherë janë ndarë.

Të dy Andrew dhe Rita ndoqën morën pjesën në ngjarjen e Evening Standard Theatre Awards ndaras dy javë më parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme